POLITIKE APO PANIK?
Faza 3: 24 prill deri më 11 maj
Harta 4. 1: Faza 3, 24 Mars-11 maj
View Map 2.1
Note: Maps open in seperate windows.
 
Harta 4. 2: Rrjedha e refugjatëve sipas bashkive, 24 Mars-11 maj
View Map 2.1

Më shumë se 67,000 shqiptarë nga Kosova hynë në Shqipëri gjatë kësaj periudhe, numër ky thuajse i barabartë me dy të tretat e numrit të refugjatëve që hynë në Shqipëri gjatë periudhës së mëparshme. Më pak njerëz kapërcyen kufirin për në Shqipëri gjatë fazës 3. Në krahasim me fazën 2 dhe 3 këta njerëz kishin qenë në lëvizje për një kohë më të gjatë: 48% e refugjatëve që hynë në Shqipëri gjatë fazës 3 kishin ikur nga shtëpitë e tyre para 24 prillit. Rrjedhat ditore të refugjatëve në këtë fazë ishin si rregull më të barabarta dhe më të qendrueshme se në fazat e mëparshme (shih grafikun 1.1). Shumica e këtyre refugjatëve të rinj vinin nga Kosova jugore, veçanërisht nga Prizreni.

Numri i vrasjeve masive të dokumentura nga OSBE dhe Human Rights Watch u zvogëlua gjatë fazës 3, por megjithatë disa masakra janë dokumentuar në Gjilan, Suharekë dhe rreth Prishtinës. Human Rights Ëatch ka raportuar se gjatë kësaj faze janë kryer vrasje masive rreth Gllogovcit, si dhe akte të tjera dhune kundër civilëve në Gjakovë dhe Vushtri.31 Me përmirësimin e motit sulmet ajrore të NATO-s u shtuan në mënyrë të ndjeshme në krahasim me fazat 1 dhe 2. Bombardime të rënda ranë mbi Prishtinë, Gjakovë dhe, me intensitet më të ulët, edhe mbi Prizren, Mitrovicë, Lipjan, Pejë dhe Gjilan (shih hartën 4.1).

Grafiku 4.1: Numri i shqiptarëve të Kosovës që lanë shtëpitë e tyre dhe modelet e bombardimeve të NATO-s, mbi bazë periudhash dyditore, për katër bashkitë, 24 mars – 11 maj (Prishtinë, Suharekë, Prizren dhe Pejë)

Grafiku 4.1

Shenim: Ndodhja e nje sulmi ajror te NATO-s gjate nje periedhe 2 ditore tregohet me nje * ne krye te çdo grafiku.

Gjatë fazës 3 rreth 36,000 njerëz lanë shtëpitë e tyre dhe thuajse të gjithë dolën nga Kosova në të njëjtën periudhë. Raporti mes njerëzve që lanë shtëpitë e tyre dhe njerëzve që kaluan kufirin është më i komplikuar në fazën 3 se në fazat e mëparshme.

Njerëzit që ikën nga shtëpitë e tyre gjatë fazës 3 dolën nga Kosova më shpejt se njerëzit që lanë banesat e tyre në fazat e mëparshme. Ndërkohë që 88% e njerëzve që lanë banesat e tyre gjatë fazës së parë, ikën nga Kosova po gjatë fazës 1; përqindja koresponduese per fazën 3 është 96%.

Kjo diferencë mes momentit kur njerëzit lanë shtëpitë e tyre dhe momentit kur ata kaluan kufirin është pjesërisht rezultat i faktit që shumë njerëz ikën nga shtëpitë e tyre gjatë fazës 1. Megjithëse një pjesë relativisht e vogël e njerëzve që lanë shtëpitë e tyre në fazën 1 ishin ende në lëvizje gjatë fazës 3, numri absolut i këtyre refugjatëve ishte i mjaftueshëm për të mbizotëruar në rrjedhën e refugjatëve që kaluan kufirin gjatë fazës 3: shumica e njerëzve që kaluan kufirin gjatë fazës 3 ishin larguar nga banesat e tyre shumë më herët. Është e mundshme që disa njerëz që lanë banesat e tyre gjatë fazës 3 të kenë qenë ende në lëvizje deri në 28 maj, momenti kur përfundoi regjistrimi i refugjatëve në kufi (pak njerëz hynë në Shqipëri gjatë qershorit). Këta njerëz natyrisht nuk do të jenë regjistruar si njerëz që kanë kaluar një kufi ndërkombëtar, kështu që ata nuk janë marrë parasysh në analizën e kohëzgjatjes së periudhës gjatë së cilës refugjatët ishin në lëvizje, duke e ulur kështu masën e periudhës kalimtare (periudhës kur refugjatët ishin në lëvizje) në fazën 3. Pavarësisht nga këto kufizime, duket se kushtet që i pengonin refugjatët të dilnin nga Kosova gjatë fazave 1 dhe 2, u reduktuan gjatë fazës 3, duke mundësuar që njerëzit të dilnin nga Kosova më me shpejtësi.

Shumica e refugjatëve të rinj erdhën nga bashkitë jugore. Numri më i madh i refugjatëve erdhën nga Prizreni. Pas Prizrenit, numri më i madh i refugjatëve erdhën nga dy bashki në veri të Prizrenit - Suhareka dhe Rahoveci – duke u ndjekur nga Mitrovica. (shih hartën 4.2).

Si edhe në fazat e mëparshme koha e bombardimeve nuk përkon me modelet e migrimit të refugjatëve, fakt që nuk e mbështet tezën se bombardimet ishin shkaku për largimin e njerëzve nga banesat e tyre (shih grafikun 4.1 më poshtë). Duket se vrasjet masive dhe bombardimet kanë ndodhur në zona të ndryshme nga zonat e origjinës së migrimit të refugjatëve.

Që në fillim të konfliktit, Prishtina u bombardua më shumë se zonat e tjera. Pavarësisht nga kjo, shumica e migrimit nga Prishtina ndodhi gjatë fazës së parë dhe nuk duket që bombardimi i vazhdueshëm të ketë ndonjë lidhje të rëndësishme më eksodin e vazhdueshëm të njerëzve: mijëra njerëz vendosën të rrijnë në Prishtinë gjatë gjithë konfliktit.

Masa të mëdha refugjatësh erdhën edhe nga Suhareka. Thuajse të gjithë këta refugjatë u larguan kohë më parë se të fillonin bombardimet në këtë zonë në fillim të majit. Në Pejë NATO sulmoi në mes të periudhës më të dendur të emigrimit gjatë fazës 1, pastaj gjatë një periudhe të ulët në numrin e refugjatëve në mes të prillit e më pas para dhe pas pikës më të lartë të rrjedhës së refugjatëve në fazën 3.

Prizreni ishte bashkia me numrin më të madh të refugjatëve gjatë konfliktit në të gjithë Kosovën dhe këtu modelet e migrimit dhe të bombardimit janë më të lidhura më njera-tjetrën. Një sulm ajror i NATO-s u krye në 27-28 mars në pikën më të lartë të rrjedhës së refugjatëve gjatë fazës 1, një periudhë dyditore kjo gjatë së cilës 16,800 njerëz u larguan nga Prizreni.

Megjithëse më shumë se 9,400 njerëz ishin larguar nga kjo bashki në katër ditët para sulmit të NATO-s, shumë më tepër njerëz u larguan në ditët që pasuan.

Menjëherë pas pezullimit të bombardimeve në mes të prillit për shkak të kohës së keqe NATO goditi objektiva në Prizren. Ky sulm ndodhi pak pas fundit të fazës 1 dhe gjatë një periudhe relativisht të ulët në rrjedhën e refugjatëve. Sulmet e NATO-s ndodhën në 5,7 dhe 11 prill, por rrjedha e migrimit në periudhën 7-11 prill mbeti nën 1,000 për periudha dyditore. Pas një rritjeje të vogël në numrin e refugjatëve në mes të prillit, lëvizja e refugjatëve arriti përsëri një pikë të lartë në fund të muajit, 28 prill – 1 maj. Kjo rritje në rrjedhën e refugjatëve mund të jetë motivuar nga bombardimet e NATO-s që ndodhën në 25 dhe 27 prill. Nuk jemi të sigurt për këtë. Nëse rrjedha e refugjatëve në mes të prillit do të ishte rritur duke përkuar me kohën e bombardimeve, atëherë do të ishte e qartë se bombardimet kanë qenë shkaku për largimin e njerëzve.

Duke qenë se nuk vemë re një lidhje midis sulmeve të NATO-s në mes të prillit në Prizren dhe largimit të refugjatëve që pasoi, atëhere një shpjegim më i mirë mund të ishte se largimi i refugjatëve nga Prizreni ndjek të njëjtin model si dhe në bashkitë e tjera jugore dhe perëndimore. Në një kontekst të gjerë të paraqitur nga fazat e përcaktuara në këtë raport, modeli i Prizrenit është i ngjashëm me atë të përvijuar në bashkinë fqinje në veri të Prizrenit, Suharekës, dhe Pejës, në skajin perëndimor, si dhe, në një shkallë më të vogël, në Prishtinë. Në këto bashki (si edhe në disa të tjera të paraqitura në grafikun 2.1) rrjedha e refugjatëve arriti pikën më të lartë gjatë fazës 1, para 6 prillit. Kjo pikë u pasua nga një periudhë relativisht e qetë që zgjati disa javë dhe më pas një valë e re refugjatësh lanë shtëpitë e tyre gjatë fazës 3 në fund të prillit dhe në fillim të majit (kjo rritje e numrit të refugjatëve në fazën e fundit nuk ndodhi në Prishtinë). Ky model është krejt i ndryshëm nga modeli i largimit të refugjatëve nga Mitrovica dhe Lipjani (që tregohet në grafikun 3.1). Ky model mund të vihet re edhe për bashki të tjera në rajonet qendrore dhe veriore, duke përfshirë Skënderajn, Vushtrrinë dhe Fushë Kosovën. Në këto bashki qendrore e veriore pika më e lartë në rrjedhën e refugjatëve u arrit në mes të fazës 2.

Pas 11 majit numri i refugjatëve që hynë në Shqipëri përmes Morinës, nuk u rrit kurrë mbi disa mijëra dhe në shumicën e ditëve numërohej në dhjetëra. Maqedonia dhe Shqipëria krijuan struktura të brendshme për të administruar numrin shumë të madh të refugjatëve që hynë në këto dy vende dhe ndihma masive ndërkombëtare bëri të mundur që situata të mos përkeqësohej deri në dëshpërim. Megjithëse konflikti mes NATO-s dhe Republikës Federale të Jugosllavisë vazhdoi deri në fund të qershorit, aty nga mesi i majit kriza e refugjatëve u stabilizua.


31. "Pastrimi Etnik nė Bashkinė e Gllogovcit", HRW 1999; po ashtu Buletini i HRW pėr Kosovėn, nr. 34 dhe 40.


Previous  
Tyreza e Lėndės
 
Next

 

AAAS Science and Human Rights Program