Faza
2: 7 23 prill
Nga analiza e procesverbaleve të mbajtura në kufi, ne vlerësojmë se 236,000 shqiptarë etnikë kishin kaluar kufirin e Shqipërisë në Morinë deri më 7 prill. Shumica e tyre kishin ardhur përmes korridorit mes qyteteve të Pejës dhe Prizrenit, duke përfshirë këto dy qytete, ose nga Suhareka në jug të Prizrenit. Menjëherë pas deklaratës për armëpushim në orën 3.00 pasdite të datës 7 prill, autoritetet jugosllave e mbyllën pikën e kufirit në Morinë dhe numri i refugjatëve që hynin çdo ditë në Shqipëri ra nga dhjetra mijëra nën dy mijë deri në mëngjesin e datës 10 prill kur kufiri u hap përsëri. Afërsisht 83,000 refugjatë të tjerë hynë në Shqipëri në peiudhën 7-23 prill më pak se një e katërta e ritmit me të cilin refugjatët hynë në Shqipëri gjatë fazës së parë.23 Gjatë fazës së dytë bombardimet e NATO-s dhe vrasjet masive u përqendruan në veri dhe lindje të Kosovës. Bombardime të kufizuara u drejtuan mbi Pejë, Deçan, Gjakovë dhe Prizren. Por në të vërtetë sulmet ajrore u përqendruan mbi Prishtinë dhe Ferizaj. Po ashtu, vrasjet masive u përqendruan në veri-lindje të Kosovës, veçanërisht në Mitrovicë, në veri, në Prishtinë, deri në Lipjan. Këto janë dhe zonat nga ku erdhi rrjedha më e madhe e refugjatëve gjatë kësaj periudhe. Më shumë se 66,000 njerëz lanë banesat e tyre gjatë fazës 2. 15% e tyre nuk u larguan nga Kosova deri më 23 prill. Harta 3.2 tregon numrin e njerëzve që lanë shtëpitë e tyre gjatë fazës 2 sipas bashkive nga të cilat erdhën ata. Numri më i madh i refugjatëve në këtë periudhë erdhi nga Mitrovica, duke u pasuar nga dy bashki fqinje në jug, Vushtri dhe Skënderaj. Largimet në shkallë të gjerë nga Mitrovica filluan në 12-13 prill dhe arritën kulmin në 14-15 prill, kur për një periudhë dyditore u larguan mbi 5,200 njerëz (shih grafikun 3.1 më poshtë). Një burrë ia përshkroi largimin e refugjatëve Human Rights Watch me fjalët e mëposhtme: ne u larguam nga Mitrovica katër ditë më parë [dmth, 16 prill]. Në orën 9 të mëngjesit katër ose pesë policë erdhën në shtëpinë time dhe njëri prej tyre tha: "Dilni jashtë, shkoni në Shqipëri ose në Amerikë. Ju e dinit [se kjo do të ndodhte]". Policët ishin veshur me uniforma të zeza kamuflazhi, kishin maska dhe automatikë. Ata na thanë se duhet të iknim për pak minuta, sepse ndryshe do të na vrisnin. Na thanë të mblidheshim pranë xhamisë në Zhaborë, ku kishte mijëra njerëz. Prej andej shkuam në Shipol, më pas në Klinë, Pejë [Prizren dhe më pas në Morinë]. Unë nuk pashë se çndodhte gjatë rrugës sepse traktori ynë ishte i mbuluar. Im bir i jepte traktorit kur na ndaluan. I drejtuan një pushkë dhe i kërkuan para. Po ne nuk kishim para, vetëm 25 dinarë. Ishim me fat që nuk na vranë".24 Largimi i civilëve nga Mitrovica vazhdoi gjatë gjithë fazës 2. Një numër i madh refugjatësh migruan edhe nga Fushë Kosova, Lipjani dhe zonat në jug të Prishtinës. Sidoqoftë, sekuencat e bombardimeve dhe të migrimit në këto zona janë në thelb të palidhura, sic tregohet në grafikun 3.1. Gjatë fazës 2 rrjedha më e madhe e njerëzve nga një bashki e caktuaru arrit në Mitrovicë, e cila u bombardua në datat 17 dhe 27 prill. Vini re se të dyja sulmet e NATO-s u kryen pas pikës më të lartë të rrjedhës së refugjatëve në periudhën 14-15 prill. Në 20-21 prill ka një rritje të vogël në valën e refugjatëve, rritje e cila mund të jetë shkaktuar nga sulmi i datës 17 prill. Por masa relativisht më e vogël e kësaj vale e krahasuar me valët më të hershme të refugjatëve (rrjedha në periudhën 20-21 prill është gati një e treta e rrjedhës së refugjatëve në periudhën 14-15 prill), e dobëson lidhjen shkak-pasojë mes bombardimeve dhe lëvizjes së refugjatëve. Sulmet më të hershme ajrore të NATO-s (gjatë fazës 1) dhe të mëvonshme (gjatë fazës 3) janë po ashtu pa lidhje me largimin e refugjatëve në këto periudha.
Modele të ngjashme, ku këto korrelacione mungojnë, mund të shohim edhe në bashkitë e tjera. Në Lipjan bombardimet u kryen gjatë fillimit të prillit dhe në fillim të majit. Në asnjërën prej këtyre periudhave nuk pati një numër të konsiderueshëm refugjatësh që u larguan nga kjo bashki. Shumë njerëz u larguan gjatë mesit të prillit, kur nuk pati bombardime. Istogu paraqet një rast të ndërlikuar. Megjithëse është klasifikuar në perëndim (e prandaj është përfshirë në jug e në perëndim në korelacionet e paraqitura në grafikun 1.2) Istogu është një zonë kalimtare mes skajit verior dhe lindor të rajoneve jugore dhe perëndimore të Kosovës. Siç do ti shkonte për shtat një zone kalimtare, modelet e rrjedhës së refugjatëve nga Istogu ngjajnë edhe me modelet e rrjedhës së refugjatëve nga zonat jugore e perëndimore, edhe me modelet e rrjedhës së refugjatëve nga zonat veriore e lindore. Një numër i madh refugjatësh u larguan nga Istogu në secilën nga të tria fazat. Një numër më i vogël refugjatësh u larguan nga kjo bashki në pikat mes këtyre fazave. I vetmi sulm ajror i NATO-s ndodhi rreth dhjetë ditë para periudhës 18-19 prill, kur më shumë se 1,300 njerëz u larguan nga Istogu. Rjedha më e madhe e refugjatëve nga Isogu ndodhi pas sulmit ajor të fillimit të prillit. Më shumë se 3,000 njerëz u larguan në periudhën 6-9 maj. Ferizaj është paraqitur këtu për të treguar modelin e largimit të refugjatëve në një zonë që ishte në qendër të bombardimeve.25 Kjo bashki u qëllua pesë herë gjatë fazës 2. Mund të themi se bombat u hodhën pak ditë më parë se të fillonte largimi i refugjatëve gjatë fazës 2, kështu që bombardimet mund të kenë qenë motivi për ikjen e tyre. Në asnjë pikë numri i njerëzve nuk kaloi mbi 500 gjatë të gjitha periudhave dyditore të kësaj faze. Valë të ngjashme largimi (dmth, qindra njerëz për periudha dyditore) kishin ndodhur edhe në fillim të prillit, kur nuk pati bombardime. Kështu që është i papranueshëm mendimi se në mes të prillit njerëzit lanë banesat e tyre për shkak të bombardimeve të NATO-s, duke qenë se një numër thuajse i njëjtë njerëzish lanë shtëpitë e tyre edhe në fillim të prillit, ndonëse nuk pati një shkak të tillë. OSBE-ja ka dokumentuar një ngjarje në Ferizaj, e cila ia vlen të përmendet, sepse është unike. Një ditë në fillim të prillit26 rreth njëzet minuta pasi ushtria jugosllave filloi të qëllonte me artileri një zonë në këtë bashki, NATO bombardoi një barrakë të ushtrisë jugosllave duke vrarë një dyzinë më ushtarë.27 Ushtarët që mbijetuan, të egërsuar nga sulmi i NATO-s, filluan të qëllonin pa dallim mbi shqiptarët dhe i çuan ata në stacionin e trenit (siç duket për ti deportuar më pas jashtë Kosovës).28 Ky është i vetmi rast i raportuar kur bombardimet e NATO-s kanë shkaktuar menjëherë një reagim hakmarrës nga forcat lokale serbe, veprim që çoi në migrimin me forcë të shqiptarëve të Kosovës. 16,000 njerëz kapërcyen kufirin në 14-15 prill, duke u ndjekur nga 31,000 të tjerë në 16-17 prill. Kjo rrjedhë refugjatësh përfshinte respektivisht 5,000 dhe 6,000 njerëz nga bashkitë veriore të Klinës dhe Skënderajt (mes Pejës dhe Gllogovcit). Analiza jonë tregon se këta njerëz kishin ikur nga banesat e tyre në fillim të prillit, dmth kishin qenë në lëvizje për 10-14 ditë.29 Zakonisht 75% e refugjatëve që hynë në Shqipëri çdo ditë, kishin lënë shtëpitë e tyre kohët e fundit ose një ditë më parë, ose maksimumi brenda javës së mëparshme. Megjithatë, në këtë moment rrjedha e refugjatëve reflektonte një proces të mëparshëm, gjatë të cilit refugjatët kanë lënë shtëpitë e tyre. Në këtë kuptim, kjo rrjedhë është një anomali sepse nuk përfaqëson një përgjigje të menjëhershme ndaj nevojës për tu larguar, por reflekton pamundësinë e refugjatëve për tu larguar dhe mëdyshjen e tyre për tu larguar nga Kosova. OSBE ka raportuar se mijëra njerëz të zhvendosur nga banesat e tyre u grumbulluan në këtë zonë në qendër të Kosovës dhe se në mes të prillit autoritetet jugosllave i rrethuan dhe i transportuan për në Shqipëri.30 Në përfundim të fazës 2 numri i refugjatëve që ikën nga shtëpitë e tyre e hynë në Shqipëri ra në mënyrë shumë të ndjeshme: numri i refugjatëve për çdo periudhë dyditore ra nën 1000 në 22-23 prill dhe u zvogëlua përsëri në 24-25 prill për herë të parë që nga fundi i marsit, kur rojet e kufirit në Shqipëri filluan të mbajnë procesverbale të rregullta (shih grafikun 1.1 për numrin e përgjithshëm të shqiptarëve të Kosovës që hynë në Shqipëri). Kjo pikë e ulët shënon fundin e fazës 2. 23. Rreth njė e treta e 83,000 refugjatėve shqiptarė nga Kosova qė hynė nė Shqipėri gjatė fazės 2 lanė shtėpitė e tyre para 7 prillit. 24. Intervistė dhėnė HRW, prill 1999, Shqipėri 25. Buletini i HRW pėr Kosovėn, nr. 24 26. Sipas burimeve jugosllave lidhur me kohėn e sulmeve tė NATOs- nė atė zonė, kjo ndoshta ka ndodhur rreth datave 10-13 prill. 27. OSBE 6 dhjetor 1999, pjesa 5: kapitulli mbi Ferizajn. 28. OSBE 6 dhjetor 1999, pjesa 5: kapitulli mbi Ferizajn. 29. Shih shtojcėn B, hartat nga 7-17 prill, ku paraqiten shumė njerėz nė lėvizje nė rrugėn nga perėndimi nė lindj, nga Peja nė Gllogovē. |