POLITIKE APO PANIK?
III. Përfundime

Një analizë e raportit mes bombardimeve të NATO-s dhe modeleve të rrjedhës së migrimit të refugjatëve për në Shqipëri të çon në përfundimin se vetëm një pjesë e vogël e shqiptarëve ikën nga Kosova për shkak të sulmeve ajrore të NATO-s. Të dhënat po ashtu na lënë të kuptojmë se bombardimet e NATO-s në një zonë të caktuar nuk qenë as shkak për largimin e shqiptarëve nga kjo zonë, por as edhe shkak për të shtyrë serbët që të dëbonin fqinjët e tyre shqiptarë nga ajo zonë. Në të vërtetë, modelet e rrjedhës së refugjatëve - në fillim me burim nga perëndimi dhe jugu, më pas nga veriu dhe lindja dhe pastaj përsëri nga perëndimi dhe jugu i Kosovës - lënë të kuptohet se një faktor tjetër ka qenë në veprim, i ndryshëm nga reagimet lokale e taktike ndaj fushatës ajrore të NATO-s.

Vetëm një pjesë e vogël e shqiptarëve të Kosovës ikën si rezultat i drejpërdrejtë i bombardimeve të NATO-s.

Përfundimet e arritura në këtë raport tregojnë se aparati i ushtrisë, i njësive paraushtarake dhe i policisë jugosllave mund ta ketë përdorur fushatën e bombardimeve të NATO-s si një justifikim për të vënë në zbatim një operacion të pastrimit etnik masiv, operacion ky i përgatitur që më parë. Në më pak se tri ditë pas fillimit të fushatës ajrore të NATO-s dhjetëra mijëra njerëz u detyruan me forcë të lenë shtëpitë e tyre. Ky operacion për të përzënë shqiptarët vazhdoi në shkallë të gjerë për një periudhë prej shtatë javësh. Gjatë kësaj periudhe në Kosovë ishin dislokuar 50,000 trupa, ushtarë, policë dhe njësi të parregullta paraushtarake,1 të cilët zbatuan një operacion kompleks për të përzënë më shumë se 850,000 njerëz.2 Një fushatë e këtyre përmasave kërkonte një planifikim të detajuar e të përgatitur që më parë. Përfundimi ynë është se dëbimi i shqiptarëve nuk ishte një proces spontan: një fushatë e pastrimit etnik në këto përmasa dhe e organizuar në këtë mënyrë mund ta kishte burimin e të drejtohej vetëm nga një plan qendror e jo nga vendime apo reagime individuale të shqiptarëve të Kosovës ose të forcave lokale ushtarake apo policore jugosllave.

Vetëm një politikë e drejtuar nga lart mund të sillte një migrimi masiv të kësaj shkalle dhe të këtij modeli dhe jo vendimet apo emocionet individuale të shqiptarëve të Kosovës apo të ushtarakëve dhe oficerëve të policisë lokale jugosllave.

Dëbimi i shqiptarëvë nga shtëpitë e tyre u krye në valë të rregullta. Rrjedha e njerëzve që lanë banesat e tyre gjatë kohës së konfliktit erdhi nga zona të ndryshme të Kosovës. Kjo rrjedhë arriti disa pika të larta të ndara prej njëra-tjetrës nga disa periudha më të qeta. Fazat e përshkruara në këtë raport - periudhat gjatë të cilave mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre, të përziera me periudha gjatë të cilave një numër më i vogël njerëzish lanë banesat e tyre - përkojnë me ndryshimet e vendit nga ku buruan rrjedhat e refugjatëve. Lidhja logjike e fazave dhe bashkërendimi i tyre i dukshëm në zona të gjera të Kosovës lë të kuptohet se autoritetet jugosllave kishin hartuar dhe zbatuan një plan që synonte të dëbonte shqiptarët etnikë të paktën nga disa rajone të Kosovës.

Vërshimet e refugjatëve nuk ndjekin modelet e vrasjeve masive.

Në 27 maj 1999 Gjykata Penale Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë (ICTY) publikoi aktpadinë kundër pesë udhëheqësve jugollavë, të akuzuar për krime lufte duke përfshirë deportimin.3 Analiza statistikore e paraqitur në këtë raport mbështet akuzat e bëra nga Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë (ICTY) se zyrtarët e lartë jugosllavë janë individualisht fajtorë ose mbajnë përgjejgjësi "të lartë kriminale" për këto krime. Ne arrijmë në përfundimin se modelet e migrimit të shqiptarëve të Kosovës përputhen me hipotezën se ka pasur një përpjekje të bashkërenduar dhe të organizuar për t’i dëbuar shqiptarët nga shtëpitë e tyre në Kosovë. Organizimi i kësaj përpjekjeje është një ndërmarrje shumë e madhe, kështu që është e pabesueshme që zyrtarët jugosllavë të akuzuar nga ICTY të paktën të mos kenë ditur se ç’po ndodhte.

Ndërkohë që bombardimi i NATO-s nuk ishte shkaku i migrimit, ai gjithashtu nuk mundi të ndalte aksionin e forcve jugosllave për të dëbuar qindra mijëra shqiptarë të Kosovës nga shtëpitë e tyre.

Përfundimet e këtij raporti sugjerojnë se rrjedha e refugjatëve nuk ndjek gjithnjë historinë e vrasjeve masive. Si edhe në rastin e bomradimeve, rastet e vrasjeve masive herë pas here përkojnë me rrjedha të mëdha të refugjatëve. Megjithatë ka shumë zona në të cilat nuk pati masakra, por nga ku refugjatët u larguan me shumicë, ndërkohë që ka zona të tjera ku u kryen vrasje masive, por rrjedha e refugjatëve ishte e pakët. Burime cilësore ofrojnë dëshmi të rëndësishme dhe të qëndrueshme që provojnë se autoritetet jugosllave përdorën terror dhe dhunë brutale për t’i detyruar shqiptarët e Kosovës të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Megjithatë, përfundimet e këtij raporti sugjerojnë se kushtet që çuan në vrasjet masive, mund të kenë qenë më të përqendruara në nivelin lokal, se sa ç’ishte plani i përgjithshëm që udhëhoqi dëbimet masive të zbatuara më dhunë. Për shembull, forcat jugosllave vranë grupe të shqiptarëve të Kosovës, kryesisht burra, si hakmarrje kundër sulmeve të UÇK-së ose sepse viktimat jetonin në fshatra ose qytete që mendoheshin të ishin bastione të UÇK-së.

Së fundi, përfundimet e këtij raporti tregojnë se bombardimet e NATO-s taktikisht nuk patën efekt për të ndaluar dëbimin me dhunë të shqiptarëve nga Kosova. Ndërkohë që bombardimet e NATO-s nuk qenë shkaku i pastrimit etnik, ato nuk mundën të ndalonin përpjekjet e forcave jugosllave për të dëbuar qindra mijëra shqiptarë të Kosovës nga shtëpitë e tyre.


1. OSBE ka informuar se 15,00-20,000 ishin forca tė regullta tė Ushtrisė Jugosllave dhe afėrsisht 30,000 ishin policė dhe forca tė parregullta (6 dhjetor 1999: kapitulli 3). Policėt dhe njėsitė e ushtrisė sė rregullt kordinonin veprimet me njėri-tjetrin; shih "Raport mbi Shkelje Serioze tė Ligjit Ndėrkombėtar Humanitar nė Kosovė 1998" (shkurt 1999), Nju Jork: S'ka Paqe pa Drejtėsi (www.radicalparty.com)

2. Vlerėsimet e OSBE-sė janė 863,000 (6 dhjetor 1999: kapituli 14)

3. Shih deklaratėn pėr shtyp tė ICTY nė 27 maj 1999 (JL/IPU/403-E).


Previous  
Tyreza e Lėndės
 
Next

 

AAAS Science and Human Rights Program