POLITIKE APO PANIK?

I. Hyrje

Ky raport përshkruan largimin e shqiptarëve etnikë nga Kosova që prej fundit të marsit deri në mesin e majit 1999 gjatë konfliktit të armatosur midis Republikës Federale të Jugosllavisë (FRY) dhe Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).1 Studimi bazohet në procesverbalet administrative të mbajtura nga rojet e kufirit të qeverisë shqiptare në Morinë, në të dhëna të tjera zyrtare mbi lëvizjen e refugjatëve dhe në vëzhgimet e kryera në kampet e refugjatëve në Shqipëri dhe Maqedoni.2

Përafërsisht gjysma e të gjithë refugjatëve që lanë Kosovën kaluan përmes Morinës, dhe shumica e tyre u rregjistruan nga rojet e kufirit shqiptarë, duke i bërë kështu këto të dhëna të kufirit qëndrore për analizën e migrimit masiv gjatë pranverës të vitit1999.

Studimi vë në pah se vërshimi i refugjatëve nga Kosova u krye në tri faza krejt të dallueshme. Në fillim të çdo faze, rrjedha e refugjatëve ishte relativisht e pakët. Më pas numri i refugjatëve që largoheshin nga Kosova gjatë mesit të fazës arrinte një pikë relativisht të lartë (një kulm, një grup kulm ose një nivel të lartë konstant), para se të zvogëlohej në fund të fazës. Gjatë fazës së parë (24 mars - 6 prill) shumica e refugjatëve erdhën nga Kosova perëndimore dhe jugperëndimore. Në fazën e dytë (7-23 prill) shumica e refugjatëve lanë shtëpitë e tyre në bashkitë në veri dhe në qendër të Kosovës. Gjatë fazës së fundit (24 prill – 11 maj), refugjatët erdhën kryesisht nga bashkitë e Kosovës perëndimore dhe jugore. Deri më 11 maj 1999 më shumë se 400,000 shqiptarë nga Kosova hynë në Shqipëri duke kaluar kufirin në Morinë.3

Ky raport krahason modelet e rrjedhës së refugjatëve me vendin dhe kohën e bombardimeve të NATO-s dhe të vrasjeve masive (të supozuara) të kryera nga forcat jugosllave. Po ashtu raporti merr në shqyrtim pretendimin se bombardimet ose vrasjet masive ishin pak a shumë motivet që i detyruan refugjatët të linin shtëpitë e tyre. Ne mbërrijmë në konluzionin se gjatë kësaj periudhe bombardimet, vrasjet masive dhe migrimi masiv përfshinë të gjithë Kosovën dhe se të tria proceset kanë përkuar herë pas here. Megjithatë, ne vumë re se koha e vendi i kryerjes së bombardimeve dhe vrasjeve masive nuk justifikojnë idenë se këta faktorë janë motivi kryesor që i detyruan shqiptarët e Kosovës të lënë shtëpitë e tyre. Prandaj një proces tjetër duhet të ketë ndodhur, proces që solli si pasojë eksodin e qindra mijëra njerëzve në valë të kordinuara në mënyrë shumë të dukshme.

Pse shqiptarët e Kosovës lanë shtëpitë e tyre?

Gjatë konfliktit u hodhën ide të ndryshme lidhur me arsyen e largimit të kosovarëve nga shtëpitë e tyre. Zyrtarët jugosllavë pretendonin se shqiptarët e Kosovës po u iknin bombardimeve të NATO-s. Analistë të tjerë sugjeruan se njerëzit po largoheshin për shkak të luftimeve mes UÇK-së dhe forcave qeveritare jugosllave. Këto shpjegime lënë të kuptohet se shqiptarët e Kosovës u detyruan të lënë shtëpitë e tyre për shkak të frikës ose panikut. Ndërkaq, zyrtarët e NATO-s argumentuan se forcat jugosllave po zbatonin politikën e "pastrimit etnik" - eufemizëm ky që emërton zhvendosjen e detyruar të një grupi etnik.

Këto shpjegime që konkurrojnë me njëra-tjetrën mund të analizohen nga këndvështrime të ndryshme. Një mënyrë do të ishte të pyeteshin vetë kosovarët se përse u larguan nga shtëpitë e tyre. Nga vëzhgimet e refugjatëve shqiptarë nga Kosova në Shqipëri dhe Maqedoni, të kryera nga Mjekët për të Drejtat e Njeriut (PHR), u vu në dukje se kosovarët lanë shtëpitë e tyre, ose ngaqë forcat e rregullta apo paraushtarake jugosllave i detyruan me forcë të largohen (68%), ose ngaqë kishin frikë prej këtyre forcave (23%). Asnjë prej 1,880 individëve të intervistuar nuk tha se u largua nga Kosova për t’i shpëtuar bombardimeve të NATO-s.4

Raporte të të drejtave të njeriut mbi Kosovën

Ndër shumë raporte të organizatave joqeveritare dhe ndërqeveriatare shih "Një fshat i Shaktërruar: Krime Lufte në Kosovë", New York: Human Rights Watch (tetor 1999); "Pastrimi Etnik në Bashkinë e Glogovacit", New York: Human Rights Watch (korrik 1999). Shih po ashtu serinë e Buletineve mbi të Drejtat e Njeriut në Kosovë, 1-51 (shkurt-korrik 1999); "Krimet e Luftës në Kosovë: Një Analizë mbi Shkeljen e të Drejtave të Njeriut të Shqiptarëve të Kosovës, Bazuar mbi Popullsinë", Boston/Washington, DC: Mjekët për të Drejtat e Njeriut dhe Programi për Migrimin e Detyruar dhe Shëndetin, Qendra për Popullsinë dhe Shëndetin e Familjes, Shkolla e Shëndetit Publik "Joseph L. Mailman", Universiteti i Kolumbias (gusht 1999) [cituar këtu e më poshtë si PHR 1999]. "Kosovo/Kosova: Parë dhe Treguar, Një Analizë e Përfundimeve Lidhur me të Drejtat e Njeriut të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë tetor 1998 – qershor 1999", Varshavë, Poloni: Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Europë (dhjetor 1999) [cituar këtu e më poshtë si OSBE 6 dhjetor 1999].

Një metodë tjetër do të ishte të shqyrtohej konteksti i luftës civile dhe i dhunës ndërpersonale e etnike në Kosovë për t’u përpjekur të përcaktohen kushtet në të cilat refugjatët u detyruan të lënë shtëpitë e tyre. Organizata të të drejtave të njeriut kanë bërë intervista të shumta e të hollësishme me shqiptarë nga Kosova me qëllim që t’i përgjigjen kësaj pyetjeje.5 Për shembull, studimi i PHR pohon se 48-60% e të gjithë të intervistuarve kanë qenë dëshmitarë të asgjesimit të dokumentave të refugjatëve, djegies së shtëpive, vjedhjes e shkatërrimit të pasurisë nga forcat e rregullta ose paraushtarake jugosllave.6 Shumë raporte mbi të drejtat e njeriut citojnë shqiptarë nga Kosova, të cilët shpjegojnë se si janë kërcënuar në shtëpitë e tyre nga ushtria jugosllave ose nga policë, ose se si kanë qenë nën zjarrin e artilerisë jugosllave. Shumë refugjatë kanë përshkruar se si janë transportuar për në kufi me trena ose autobuzë, ose janë detyruar me forcë të lëvizin drejt kufirit mbi traktorë, makina private dhe më këmbë.

Ndryshe nga analiza të mëparshme, të cilat mbështeten mbi dëshmitë e refugjatëve, ky studim shqyrton shkaqet e eksodit të refugjatëve mbi bazën e analizës së modeleve statistikore të vetë eksodit. Duke marrë në shqyrtim numrin e refugjatëve që u larguan nga çdo bashki e Kosovës gjatë këtyre muajve, dhe duke krahasuar modelet statistikore të kësaj lëvizjeje me kohën kur ndodhën bombardimet e NATO-s dhe vrasjet masive (të supozuara), ne mund të nxjerrim konluzione rreth besueshmërisë së shpjegimeve të ndryshme konkuruese mbi këtë migrim.

Ky studim që po paraqesim hap shtigje të reja për studime në fushën e të drejtave të njeriut duke përdorur të dhëna administrative objektive për të vlerësuar – për të pohuar ose përgënjështruar – pretendimet e dëshmitarëve dhe të atyre që kanë mbijetuar, si dhe për të krahasuar pretendimet e aktorëve të ndryshëm politikë të angazhuar në një konflikt. Qëllimi këtu është që të krijohet një bazë empirike e shëndoshë për analizën ligjore, politike, akademike, gazetareske dhe analiza të tjera të migrimit masiv të shqiptarëve të Kosovës në pranverë të 1999.

Lënia e shtëpisë dhe kapërcimi i kufirit

Ēdo ditë, pak më shumë se gjysma e njerezve të cilët kalonin kufirin në Morinë i kishin lënë shtëpitë më herët po atë dite. Megjithatë, gjysma tjetër e njerëzve që kalonin kufirin kishin qenë lëvizje për një kohë më të gjatë, në disa raste deri në disa javë. Procesi i lëvizjes është marrë parasysh në diskutimin e zhvendosjes të refugjatëve. Në Pjesën II, analiza e vërshimit të refugjatëve gjatë të tri fazave merr në konsideratë modelet e lënies të shtëpisë nga njerëzit dhe jo modelet e kalimit të kufirit.

Refugjatët e intervistuar në kampe raportuan se kur e kishin lënë shtëpinë dhe se kur e kaluan kufirin: diferenca midis këtyre dy datave është koha e tyre në lëvizje. Duke përdorur metodat e përshkruara ne Shtojcën A (Seksioni 3) dhe të dhënat mbi kohët e lëvizjes, numri i njerëzve që kaluan kufirin u transformua në përafrime të numrit të njerëzve që lanë shtëpitë gjatë kësaj kohe për çdo qytet apo fshat nga ku vinin refugjatët.

Vështrim i përgjithshëm empirik i rrjedhës së refugjatëve kosovarë

Nga 28 marsi deri më 28 maj 1999 rojet e kufirit të qeverisë shqiptare në Morinë mbajtën procesverbale në kushte të vështira. Gjatë kësaj periudhe ata përpiluan 690 faqe në të cilat regjistruan mbi 19,000 shqiptarë të Kosovës.7 Numri i refugjatëve që hynë çdo ditë në Shqipëri, përmes postës së Morinës, të regjistruar nga rojet shqiptare të kufirit është i njëjtë me numrin e refugjatëve që hynë në këtë pikë, të regjistruar nga Komisioni i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe më vonë nga Grupi i Administrimit të Emergjencës së qeverisë shqiptare. Në rastet kur të dhënat nga këto dy burime nuk janë të barabarta, shifrat e dhëna nga rojet shqiptare të kufirit janë gjithnjë më të ulta. Nga analiza e ndryshimeve në shifrat e dhëna, është e qartë se në ato ditë, kur dhjetra mijëra shqiptarë të Kosovës kalonin kufirin, sistemi i regjistrimit të rojeve të kufirit nuk mundi ta përballonte punën, ndërkohë që turmat e njerëzve vërshonin përmes postës kufitare. Kurse në ditët kur rrjedha e refugjatëve ishte më e pakët, të dhënat nga të dyja burimet përkojnë.8 Rojet shqiptare të kufirit arritën të regjistrojnë grupe refugjatësh që përbëjnë më shumë se dy të tretat e 400,000 shqiptarëve të Kosovës që hynë në Shqipëri përmes Morinës.

Me autorizimin e Ministrisë shqiptare të Rendit Publik, në fillim të qershorit 1999 autorët e këtij studimi bënë një kopje të të gjitha dokumentave të regjistrimit të refugjatevë në kufi.9 Në Kukës ne morëm një kopje elektronike të të gjitha procesverbaleve të regjistrimit, të cilat ishin shkruar me dorë, dhe i sollëm këto kopje në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë.10 Imazhet e regjistrimeve të bëra me dorë u hodhën në një bazë të thjeshtë të dhënash që përfshinte emrin e kryefamiljarit të grupit, fshatin ose qytetin nga i cili kishte ardhur secili grup refugjatësh, numrin e njerëzve në një grup dhe datën e hyrjes në Shqipëri.11 Duke përdorur referencat e sistemeve të informacionit gjeografik (GIS) çdo e dhënë u lidh me pikën përkatëse gjeografike në Kosovë. Këto të dhëna, së bashku me lista të ndryshme të kampeve të refugjatëve dhe të dhëna nga vëzhgime të ndryshme, përbëjnë të dhënat bazë për këtë studim.

Që nga fundi i marsit deri në fundin e majit 1999 shqiptarët etnikë lanë shtëpitë e tyre dhe hynë në Shqipëri në tri faza të dallueshme qartë. Afërsisht 95% e gjithë refugjatëve shqiptarë nga Kosova hynë në Shqipëri gjatë njërës nga këto tri faza.12 Grafiku 1.1 paraqet numrin e njerëzve që kapërcyen kufirin gjatë kësaj kohe.

Grafiku 1.1: Numri i kosovarëve që hynë në Shqipëri përmes Morinës, mbi bazë periudhash dyditore
Grafiku 1.1

Faza I: 24 mars – 6 prill
Faza II: 7-23 prill
Faza III: 24 prill – 11 maj

Grafiku 1.1 paraqet numrin e shqiptarëve të Kosovës që hynë në Shqipëri në çdo periudhë dyditore, që nga fundi i marsit deri në fund të majit. Rrjedha e refugjatëve në fazën e parë rritet që nga 24-25 marsi deri sa arrin një nivel konstant dhe pastaj bie në mënyrë të ndjeshme pas 6 prillit. Gjatë fazës së dytë rrjedha e refugjatëve vazhdon të jetë në një nivel të ulët deri në mes të prillit, kur rritet përsëri e mbërrin një kulm rreth datave 15-16 prill, bie përsëri në një pikë më të ulët dhe më pas bie në nivelin më të ulët gjatë gjithë periudhës. Faza e tretë fillon në 24 prill dhe mbërrin dy kulme në fillim të majit, të cilat përbëjnë valën e fundit të rrjedhës së refugjatëve. Pas 11-12 majit rrjedha e refugjatëve mbetet e pakët deri në fund të konfliktit në qershor.

Të tria fazat e përshkruar më lart korrespondojnë me ndryshime të rëndësishme në origjinën (bashkinë) nga ku vijnë refugjatët. Gjatë të gjitha fazave rrjedha e refugjatëve përbëhej, në më të shumtën, nga grupe njerëzish që vinin nga i njëjti vend. Kështu rrjedha e refugjatëve nga bashkitë në jug dhe perëndim të Kosovës dallohet nga rrjedha e refugjatëve që erdhën nga bashkitë në veri dhe lindje të provincës.13

Grafiku 1.2 paraqet pjesën e refugjatëve që kaluan kufirin në Morinë gjatë periudhës në shqyrtim dhe që erdhën nga bashkitë jugore dhe perëndimore të Kosovës. Njësoj si në grafikun 1.1, të dhënat janë përpunuar duke i grumbulluar ditët në periudha dyditore.

Grupimi i të dhënave mbi bazë periudhash dyditore lejon që të kemi më pak pika të dhënash, por më të qendrueshme. Shpërbërja e të dhënave mbi bazë ditore nuk ndikon në analizën e këtyre të dhënave.

Të tri fazat e paraqitura në modelin në formë vale në grafikun 1.1, shfaqen në grafikun 1.2 si një përzierje e vendeve nga të cilat erdhën këta refugjatë. Gjatë fazës së parë vala e parë e njerëzve erdhi kryesisht nga jugu dhe perëndimi i Kosovës. Në fazën e dytë, një valë më e madhe njërëzish mbërriti në kufi, por kësaj rradhe ata vinin nga veriu, lindja dhe zonat qendrore, fakt që paraqitet nga pika relativisht e ulët në pjesën e mesme të grafikut 1.2. Një grup tjetër refugjatësh mbërriti më pas, në fazën e tretë. Si edhe në fazën e parë, refugjatët që hynë në Shqipëri gjatë fazës së tretë vinin kryesisht nga jugu dhe zonat qendrore të Kosovës.

Në secilën fazë rrjedha e refugjatëve arriti pika të larta dhe pika të ulta. Po ashtu, në secilën fazë refugjatët erdhën nga zona krejt të përcaktuara. Analiza që vijon do të ekzaminojë secilën fazë në raport me seicilën nga të dymbëdhjetë bashkitë e Kosovës në kontekstin e modelit të bombardimeve të NATO-s dhe të vrasjeve masive. Ky korrelacion mes bashkisë nga ku erdhën refugjatët dhe vendndodhjes së bombardimeve të NATO-s dhe të vrasjeve masive do të analizohet me hollësi në pjesën II.

Përgjithësime lidhur me të gjithë shqiptarët e Kosovës që u larguan nga shtëpitë e tyre duke u bazuar në të dhënat e mbledhura në Shqipëri

Analizat e ndjeshmërisë

Teknikat statistikore të përdorura në këtë raport për të menaxhuar të dhënat që mungojnë si dhe për të transformuar të dhënat mbi kalimin e kufirit nga refugjatët në të dhëna mbi largimin e këtyre refugjatëve nga shtëpitë, kanë qënë subjekt i analizës të ndjeshmërisë (shiko shtojcën A, seksionet A5 – A7). Kjo metodë teston njëkohësisht nëse gjetjet thelbësore janë të qëndrueshme ndaj dobësive potenciale të të dhënave dhe nëse llojet e metodave të përdorura mund të kenë ndikuar rezultatet. Të gjitha analizat e ndryshme çuan në gjetje thelbësore të njëjta në thelb me ato të raportuara në tekstin kryesor të raportit.

Të dhënat në këtë raport janë mbështetur kryesisht në regjistrimin e bërë nga rojet kufitare të qeverisë shqiptare në Morinë. Ka mundësi që modelet e rrjedhës së refugjatëve që u larguan nga Kosova dhe hynë në Maqedoni, Mal të Zi ose Bosnje-Hercegovinë të ndryshojnë nga modelet e migrimit të kosovarëve që hynë në Shqipëri. Kjo do të thotë se përfundimet e këtij raporti mund të jenë thjesht një prodhim i bazuar mbi një zgjedhje të caktuar të bazës së të dhënave.

Kjo mundësi e përcaktimit të rezultateve nga natyra e bazës së të dhënave është diskutuar hollësisht në shtojcën A, Të Dhëna dhe Metoda (shiko seksionin A8). Për këtë studim kemi përdorur një numër burimesh me të dhëna të pjesshme mbi modelet e migrimit të refugjatëve kosovarë në vende të tjera përveç Shqipërisë. Përfundimi bazohet mbi vëzhgimet empirike që vijojnë:

  1. Përfundimet e arritura mbi bazën e të dhënave që janë mbledhur në Shqipëri janë shumë të mbështetura e të qarta.
  2. Të dhënat nga Maqedonia që patëm në dispozicion, çojnë në përfundime të ngjashme me përfundimet e mbërritura për rrjedhën e refugjatëve që hynë në Shqipëri.
Grafiku 1.2: Pjesa e shqiptarëve të Kosovës që hynë në Shqipëri dhe që erdhën nga bashkitë në jug dhe perëndim të Kosovës, mbi bazë periudhash dyditore
Grafiku 1.2
  1. Dëshmitë paraprake nga refugjatë në Bosnje dhe Mal të Zi kanë tendencën të mbështesin analizën e të dhënave të mbledhura në Shqipëri.
  2. Një analizë e përgjithshme që kombinon të dhëna nga Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia me të dhëna nga Shqipëria provon se kjo analizë e kombinuar nuk është në thelb e ndryshme nga analiza e bërë duke përdorur vetëm të dhënat mbi rrjedhën e refugjatëve që hynë në Shqipëri.

Duke u bazuar në vëzhgimet e mësipërme, ne arrijmë në konkluzionin se përfundimet e paraqitura në këtë raport janë në përgjithësi të vlefshme për të gjithë refugjatët shqiptarë nga Kosova, me tolerancat e përmendura në shtojcën A.

Shënime për pjesën e parë

1. Padija e Gjykatės Penale Ndėrkombėtare pėr ish-Jugosllavinė (ICTY) pohon se kėto krime janė kryer: ky ėshtė njė instrument ligjor, jo njė fakt i provuar. Vetė prokurori I ICYT ka theksuar se tė akuzuarit kanė tė drejtė "tė pėrfitojnė nga presupozimi i pafajsisė" deri sa tė jenė dėnuar (deklaratė pėr shtyp e ICTY JL/PIU/404-E)

2. Janė pėrdorur vetėm procesverbale tė mbajtura nė kufirin e Shqipėrisė. Nė shtojcėn A, Tė Dhėna dhe Metoda, nėnvizohen njė numėr argumentash lidhur me mundėsinė e pėrgjithėsimit tė kėtyre tė dhėnave, mė kufizime tė caktuara, pėr tė gjithė popullsinė e refugjatėve shqiptarė tė Kosovės gjatė kėsaj periudhe, duke pėrfshirė ata qė hynė nė Bosnje-Hercegovinė, Mal tė Zi dhe Maqedoni. Njė pėrjashtim i rėndėsishėm kėtu: personat e zhvendosur qė mbetėn brenda Kosovės nuk janė pjesė e kėsaj analize, sepse nuk kemi tė dhėna pėr ta.

3. Po tė numėrojmė vetėm refugjatėt qė hynė nė Shqipėri pas 23 marsit, 97% e tyre e kaluan kufirin deri mė 11 maj: vetėm 3% hynė gjatė pesė javėve tė fundit tė konfliktit.

4. Kėto pėrpjestime kanė njė interval besueshmėrie prej 95% me pėrkatėsisht +/-2.7% dhe 2.5% (PHR 1999: p.40; llogaritja e intervalit tė besueshmėrisė ėshtė jona).

5. Ndėr shumė raporte tė organizatave joqeveritare dhe ndėrqeveriatare shih "Njė fshat i Shaktėrruar: Krime Lufte nė Kosovė", New York: Human Rights Watch (tetor 1999); Pastrimi Etnik nė Bashkinė e Glogovacit, New York: Human Rights Watch (korrik 1999). Shih po ashtu serinė e Buletineve mbi tė Drejtat e Njeriut nė Kosovė, 1-51 (shkurt-korrik 1999); "Krimet e Luftės nė Kosovė: Njė Analizė mbi Shkeljen e tė Drejtave tė Njeriut tė Shqiptarėve tė Kosovės, Bazuar mbi Popullsinė", Boston/Washington, DC: Mjekėt pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Programi pėr Migrimin e Detyruar dhe Shėndetin, Qendra pėr Popullsinė dhe Shėndetin e Familjes, Shkolla e Shėndetit Publik "Joseph L. Mailman", Universiteti i Kolumbias (gusht 1999) [cituar kėtu e mė poshtė si PHR 1999]. "Kosovo/Kosova: Parė dhe Treguar, Njė Analizė e Pėrfundimeve Lidhur me tė Drejtat e Njeriut tė Misionit Verifikues tė OSBE-sė nė Kosovė tetor 1998 - qershor 1999", Varshavė, Poloni: Organizata pėr Sigurim dhe Bashkėpunim nė Europė (dhjetor 1999) [cituar kėtu e mė poshtė si OSBE 6 dhjetor 1999].

6. PHR 1999: p.42. Pjesa e shqiptarėve tė Kosovės qė kanė raportuar se kanė qenė dėshmitarė tė llojeve tė ndryshme tė shkeljes sė tė drejtave tė njeriut varion brenda pėrqindjeve tė pėrmendura.

7. Shih shtojcėn A, Tė Dhėna dhe Metoda, pėr njė diskutim mė tė hollėsishėm tė kėtyre tė dhėnave.

8. Shih shtojcėn A, Tė Dhėna dhe Metoda, seksionin e titulluar "Tė dhėna qė mungojnė: njerėz qė kanė kaluar kufirin pa u regjistruar".

9. Tė dhėnat pėr tre ditė nė mes tė majit mungojnė; nė diskutimet me rojet e kufirit atyre ju kujtohet se kėto ishin ditė kur rrjedha e refugjatėve ishte e pakėt, e dhėnė qė konfirmohet nga vlerėsimet e EMG. Duke ndjekur numrat e faqeve nė dokumentat e regjistrimeve, ne mendojmė se kanė humbur edhe 5-6 faqe tė tjera qė korrespondojnė me disa ditė nė fillim dhe nė mes tė prillit. Shih shtojcėn A, Tė Dhėna dhe Metoda, seksionin e titulluar "Tė dhėna qė mungojnė: njerėz qė kanė kaluar kufirin pa u rregjistruar" ku diskutohet se si ėshtė administruar mungesa e kėtyre tė dhėnave.

10. Dokumentet origjinalė tė regjistrimit iu kthyen rojeve tė kufirit nė Morinė. Njė kopje e imazheve elektronike tė kėtyre dokumenteve dhe tė bazės sė tė dhėnave tė krijuar mbi bazėn e tyre ju dha Ministrisė sė Rendit Publik.

11. Nė ēdo hap tė studimit ne kemi marrė masa pėr tė ruajtur konfidencialitetin e tė dhėnave: vetėm tre persona janė njohur me tė dhėnat e marra nga rojet e kufirit dhe vetėm katėr njerėz tė tjerė u angazhuan nė krijimin e bazės sė tė dhėnave. Tė dhėnat u koduan (duke pėrdorur PGP) para se tė transferoheshin nga Tirana nė Washington, DC.

12. Pak mė shumė se 2% refugjatė hynė nė Shqipėri para fazės sė parė: mė shumė kosovarė kanė hyrė nė Shqipėri nė fund tė vitit 1998 dhe nė periudhėn janar-mes i marsit 1999, por kėta nuk janė regjistruar sistematikisht nė kufi.

13. Lista e bashkive me emrat pėrkatės nė serbisht dhe nė shqip dhe rajonin nė tė cilin ndodhen paraqiten nė shtojcėn C.


Previous  
Tyreza e Lėndės
 
Next

 

AAAS Science and Human Rights Program