POLITIKE APO PANIK?

Falenderime

Ky projekt u realizua me pjesëmarrjen e një grupi të madh njerëzish dhe me ndihmesën e shumë bashkëpunëtorëve. Fred Abrahams i Human Rights Watch dhe Eric Stover i Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Kalifornisë në Bërkli më ftuan që të shkoja në Shqipëri në mes të prillit 1999. Më pas ata më prezantuan me Fron Nazin, bashkëdrejtorin e këtij projekti, (Instituti i Menaxhimit Lindje Perëndim / Instituti për Studimet Publike dhe Ligjore). Fredi, Eriku dhe Froni më orientuan lidhur me rajonin, më treguan se ç’duhet të lexoja, bënë komente shumë të vlefshme për variante të këtij raporti si dhe më mundësuan të shfrytëzoj intervistat që ata kishin bërë, si prova cilësore të konfirmimit të përfundimeve në të cilat arriti ky raport.

Adrian Hewryk dhe Kim Gildersleeve në Institutin e Menaxhimit Lindje Perëndim më dhanë një shembull të një bashkëpunimi shumë të mirë mes organizatave të ndryshme dhe ju jam shumë mirënjohës për këtë.

Në Tiranë dëshirojmë të falenderojmë Sokol Sinanin nga INTECH për ndihmën vendimtare gjatë periudhës fillestare në pajisijen me kompjutera dhe me programe të kompjuterave (software) në fazat e para të këtij projekti. Punonjësit e tij hodhën në bazën e të dhënave imazhet e skanuara të procesverbaleve të marra në kufi.

Puna jonë do të kishte qenë e pamundur pa lejen e Ministrisë Shqiptare të Rendit Publik. Dëshiroj të falenderoj, në mënyrë të veçantë, komandantin e rojeve të kufirit: kolonel Gëzim Goçin, komandantin e postës së Kukësit, Xhemal Syla, dhe shefin e postave të kufirit për të gjithë rajonin e veriut, Beqir Cena.

Stafi i Institutit për Studimet Publike dhe Ligjore bëri një punë shumë të madhe duke filluar me mbikqyrjen administrative nga ana e Gent Ibrahimit deri në bisedimet e sukseshme të Andrea Lakos me Ministrinë e Rendit Publik. Programuesi dhe kordinatori teknik, Vasian Cepa, mbikqyri transformimin e procesverbaleve të marra në kufi dhe të vëzhgimeve të bëra në kampet e refugjatëve, në të dhëna të sakta dhe të koduara me saktësi. Ndihmësi i tij ishte Nikolin Risilia. Grupi që punoi në terren u udhëhoq nga Blerina Kashari dhe përbëhej nga Teuta Latifaj, Donika Lama, Shpend Krasniqi, Alket Goxhahasri, Kalter Serreqi, Ema Ishmi, Xhenmila Karapariso dhe Eranda Ymerali. Ne nuk arritëm ta përfundojmë vëzhgimin që nisëm, por të dhënat që mblodhëm qenë shumë të nevojshme për këtë studim. Falenderime të veçanta për Ilir Gjocajn i cili më shoqëroi gjatë të dyja vizitave të mia në Morinë. Ai përktheu për mua dhe u shpjegoi rojeve të kufirit qëllimin e vizitës sime. Ai punoi me njërin nga skanerët që përdorëm për 72 orë shumë të nxehta gjatë kohës kur kopjuam procesverbalet e marra në kufi.

Ellie Gladstone dhe Browyn Leebaw në Qendrën për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Kalifornisë në Bërkli më ndihmuan për kërkimet dhe Eric Stover më ndihmoi për redaktimin. Dëshiroj po ashtu të falenderoj Dr. Tim Miller dhe pjesëmarrësit në një seminar special në Departamentin e Demografisë për idetë e tyre lidhur me mënyrën e analizës së të dhënave.

Roy Gutman i Newsday dhe Maud Beeleman tek Bashkimi Ndërkombëtar i Gazatarëve Hetues, lexuan një variant të parë të raportit dhe më dhanë opinione interesante dhe të mirinformuara. Ky projekt nuk do të kish qenë i mundur pa të dhënat statistikore të Mjekëve Pa Kufi dhe Human Rights Watch, të dhëna që këto dy organizata i ndanë bujarisht me ne. E vlerësojmë ndihmën e tyre.

Si gjithmonë më parë me punën që kam bërë për AAAS, Louise Spirer dhe Dr. Herbert F. Spirer më dhanë mbështetje të madhe morale dhe shkencore. Njeriu s’mund të kërkojë komentatorë më të kujdesshëm dhe kolegë e miq më të angazhuar.

Shumë njerëz në AAAS morën pjesë në këtë projekt. Julia Belanger, e specializuar në zgjedhjen e modeleve të kampionimit statistikor dhe konsulente e Programit për të Drejtat e Njeriut erdhi me mua në Tiranë për më shumë se katër javë, në maj-qershor 1999. Dr. Sandra L. Eyster, konsulente e Programit për të Drejtat e Njeriut, shqyrtoi të gjithë programimin statistikor. Andy Samuelson, stazhier në Programin për të Drejtat e Njeriut, kontrolloi kodifikimin për bombardimet. Lars Bromley hartoi harta për GIS. Donnie Norwood përgatiti kopertinën. Eric Wallace menaxhoi një mal me punë administrative. Matt Zimmerman përgatiti grafikët dhe paraqitjen grafike të raportit.

Dr. Fritz Scheruen ishte i pari që vuri re vlerën potenciale të procesverbaleve që mbaheshin në kufi, kur vizituam Morinën në fillim të majit 1999. Ndërsa unë isha ende i fokusuar në vëzhgimin që kishim filluar, ai më shtyu të mendoja për këto procesverbale, të cilat u bënë baza e studimit. Me një humor të pashtershëm, Fritz iu përgjigj një numri të madh pyetjesh shkencore gjatë shumë muajve dhe unë i jam shumë mirënjohës për ndihmën.

Ky projekt është financuar kryesisht nga një grant i Fondacionit Ford për Programin e Shkencave dhe të Drejtave të Njeriut të AAAS. Grantin e parë AAAS e mori nga Instituti për Shoqërinë Civile dhe nga Fondacioni John D. dhe Catherine T. MacArthur. Instituti i Menaxhimit Lindje Perëndim dha po ashtu një grant të vogël për IPLS për të zhvilluar projektin në fazat e para.

Falenderoj stafin tim, kolegët, partnerët, kritikët dhe donatorët për mbështetjen që më kanë dhënë. Megjithatë unë personalisht mbaj përgjegjësi për të gjitha përfundimet e paraqitura në këtë raport.

 


Previous  
Tyreza e Lëndës
 
Next

 

AAAS Science and Human Rights Program